Niset kontingjenti i parë i FSK-së për të ofruar ndihmë në Turqi NULL NULL 06.02.2023 21:08 06.02.2023 21:08 Kontingjenti i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit është nisur për në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se pas kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun turk, Hulusi Akar, vendimit të kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmanit, është nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm, njofton Klan Kosova. “Task-forca jonë përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9”. “Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit”. “Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja”. klankosova.tv