Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Niseni mëngjesin me smoothie me gjalpë kikiriku

NULL NULL
17.02.2019 09:03

Një pije e mirë për ta nisur mëngjesin është fantastike. E një nga smoothie-t më të shijshëm është ai me gjalpë kikirikësh. E Shëndetshme, e shijshme dhe ju mbush me energji.

Përbërësit për dy persona

1 banane
1 e 1/2 e gotës me volum 240 ml qumësht
2 lugë caji (tsp) mjalt
2 lugë caji (tsp) gjalp kikiriku
3 lugë gjelle (tbs) tërshërë
1/2 lugë caji (tsp) tumerik
1/2 lugë caji (tsp) kanellë
1/3 kupë kuba akulli
Pak fara susami të zi për t’i shtuar sipër

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësitë në një blender, përvec farave të susamit dhe bluajini për pak minuta (2-3 min). Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shtoni pak fara susami të zi.
Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.