Niseni ditën plot energji – smoothie me karrota, pjepër e nektarinë NULL NULL 22.07.2019 11:05 22.07.2019 11:05 Mëngjesi juaj do jetë më shëndetshëm dhe plot energji me një smoothie me karrota. Ky përpunim ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta kohë për ta përgatitur, njofton Klan Kosova. Përbërësit 2 karrota 1 nektarinë 2 feta pjepër (ngjyrë portokalli) 1 kivi 3 lugë kos Përgatitja Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejni mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe smoothie juaj është gati! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day