Lajmet e fundit

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur zyrtarisht.
Moderatori Alaudin Hamiti ka publikuar një pamje me fytyrat e konkurrentëve të mjegulluara, duke shkruar se pas tyre fshihen emrat që do të “pushtojnë çdo bisedë” këtë sezon.
“Kasti më i fuqishëm deri sot”, ka shkruar Hamiti, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen për personazhet që do të jenë pjesë e edicionit të ri.

Emrat e banorëve ende nuk janë bërë publikë, ndërsa BBVK 5 pritet të nisë gjatë vjeshtës. /Klankosova.tv