Nesër nis turneu "Rasim Kiçina" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër nis turneu “Rasim Kiçina”

NULL NULL
29/05/2015
Ky turne kushtuar heroit Rasim Kiçinës, tashmë është një nga turnet më të mëdha që zhvillohet në vendin tonë në futboll të vogël.

Këshilli Organizative i këtij turneu, ka konfirmuar se turneu nis nesër dhe zhvillohet në Pallatin e Sporteve në Drenas.

Sipas Këshillit Organizativ, prej orës 10.00 do të bëhen homazhe tek varri dhe vizitë familjes së dëshmorit, ndërsa në orën 15.00 bëhet hapja solemne.

Deri më tash janë paraqitur më shumë se 40 ekipe dhe paraqitja e tyre do të vazhdojë deri në hedhjen e shortit. Turneu zgjatë deri me 14 qershor kur edhe zhvillohet ndeshja finale në ditën e çlirimit të Drenasit.