Nis tryeza për dialogun, Vetëvendosje mungon NULL NULL 4 years më parë 4 years më parë Në qendër të Prishtinës është duke u mbajtur një takim politik në mes të liderëve të partive politike kryesore në lidhje me dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë tryeze të organizuar nga organizata Balkan Research Policy Group (BRPG), nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje. Sipas kësaj partie këto tryeza diskutimesh janë shpeshtuar dhe se kjo e ditës së sotme ngjason me formatet e zyrës së presidencës. Liderët e partive të tjera kanë nisur takimin ku PDK po përfaqësohet nga Kadri Veseli, LDK-ja nga Lutfi Haziri, Nisma me Bilall Sherifin dhe PSD-ja nga Shpend Ahmeti. Tema kryesore që do të diskutohet në këtë takim është në lidhje me formimin e një ekipi të unitetit për dialog me Serbinë. Në këtë tryezë do të diskutohet se çka do të bëjnë partitë politike kryesore për të formuar këtë ekip.
Lifestyle Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit me nenexhik në të gjitha stinët 03.07.2022 10: 33