9:43, 20 Gusht 2019

Këto momente në objektin e Ministrisë së Tregtisë të Kosovës, ka nisur takimi i ministrit në detyrë të këtij dikasteri, Endrit Shala me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi po qëndron në Prishtinë pas masës që Kosova i shpalli shtetit fqinj rreth importimit të produkteve të mjaltit dhe patateve, njofton Klan Kosova.

Shala dhe Bekteshi pas takimit me dyer të mbyllura do të dalin në konferencë të përbashkët për media.

Konkurs Pune

Lexo më shumë