12:43, 15 Prill 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur takimet me përfaqësues të Lartë të Bashkimit Europian.

Në kuadër të vizitës së tij në Bruskel, presidenti Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk ndërsa pritet ta takojë edhe komisionerin për Zgjerim nga Bashkimi Europian Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.

Gjatë këtyre takimeve, kreu i shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Europë, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë