Nis sezoni pranveror i basketbollit, të gjitha ndeshjet ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova NULL NULL 07.01.2025 12:37 07.01.2025 12:37 Nesër do të nis zyrtarisht sezoni pranveror i Superligës së Kosovës në basketboll. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive në vend, Artmotion si dhe në Klan Kosova. Me fillim nga ora 19:00, do të luhet dy ndeshje tejet interesante ku do të ballafaqohen Bashkimi – Trepça, Bora – Ylli. Derisa të enjten, po në ora 19:00 do të luhen edhe dy ndeshje tjera. Përballë do të jenë, Vëllaznimi – Peja si dhe Prizreni – Prishtina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.