Lajmet e fundit

Ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca gjyqësore në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.
Në këtë rast akuzohen gjashtë persona: Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.
Ata ngarkohen me veprat penale “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se bllokuan rrugët kryesore në veri me mjete të rënda, duke penguar institucionet e Kosovës në ushtrimin e autoritetit shtetëror. /Klankosova.tv