Nis seanca e Kuvendit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis seanca e Kuvendit (VIDEO)

NULL NULL
15/03/2018

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës në rendin e ditës së të cilës janë 13 pika.

E Enjte, 15.03.2018 10:00

Rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,

4. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,

5. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,

11. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,

12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,

13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore,

http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,10290