11:14, 23 Korrik 2019

Në Arbëri ka filluar rehabilitimi dhe rregullimi i hapësirës së varrezave hebraike.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Maria Suokko, tha se ky është një hap i rëndësishëm i Kosovës për ruajtjen e trashëgimisë, njofton Klan Kosova.

“Emrat e shkruara në varre na tregojnë një storje të popullatë së veçantë të Prishtinës. Kosova ka trashëgimi multietnike. Restaurimi promovon respektin për trashëgimi kulturore”.

Investimi do të kushtojë rreth 30 mijë euro dhe do të bëhet kryesisht në ndriçim, krijimi i një parku me stole dhe në mirëmbajtje.

Ky është një financim nga Bashkimi Evropian ndërsa është implementuar nga program i Kombeve të Bashkuara për zhvillim – UNDP, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë