Nis punën komisioni i pushtetit për energji, LDK-ja do tkurrje mandati (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 17.05.2022 21:05 nga Haris Ademi 17.05.2022 21:05 Është konstituuar edhe komisioni i dytë hetimor parlamentar që do të merret me energji. Nisma e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje do të merret me zhvillimet në këtë sektor që nga 2006-ta e këndej, teksa ai i opozitës heton vetëm krizën energjetike të dimrit të fundit, njofton Klan Kosova. Armend Muja nga VV i prezantoi temat e synuara për trajtim. Kurse Armend Zemaj i LDK-së kërkoi precizim dhe ngushtim të temave. Deputetët, me propozim të kryesuesit Hajdar Beqa, u morën vesh të takohen javën e ardhshme për ta përpiluar planin e punës. Ky komision hetimor ka mandat gjashtë muaj. Më pas duhet t’ia dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me gjetjet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 19 minuta më parë