Nis protesta tek Kuvendi NULL NULL 29/05/2015 29/05/2015 Rreth 200 persona janë tubuar përballë Kuvendit të Kosovës në Prishtinë ku po protestojnë kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Atyre iu janë bashkuar edhe disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, por në mesin e tyre ishte edhe djali i kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku. Protestuesit po mbajnë në duar fotografi të ish -komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi me mbishkrimin “Me ty komandant”, transmeton Klan Kosova. Përmes kësaj proteste, të organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po e kundërshtojnë themelimin e Gjykatës Speciale . Në mbështetje të këtij tubimi ka dal edhe Vetëvendosje, e cila edhe më herët ka qenë kundër krijimit të Speciales.
Futboll Tifozët e Cityt tallen me Zouman: Kështu është ndjerë edhe macja jote (VIDEO) 9 minuta më parë