Nis procesi i rinumërimit të votave në katër qarqe të Shqipërisë NULL NULL 17.06.2025 09:33 17.06.2025 09:33 Ka nisur këtë të martë procesi i rinumërimit të votave në Shqipëri, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë, raporton topchannel, transmeton Klankosova.tv. Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i bllokuar, a duhet të ketë protesta masive? – Arianit Koci sot në “DPT te Fidani” 41 minuta më parë
Kosova Ekskluzive: Gjykata ‘dorëbutë’ ndaj Agim Rexhepit që u kap me 10 kg drogë në Prishtinë, e liron nga paraburgimi 1 orë më parë