Nis gjyqi ndaj gazetarit amerikan të akuzuar për spiunazh - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis gjyqi ndaj gazetarit amerikan të akuzuar për spiunazh

NULL NULL
26/05/2015

Në Iran ka nisur procesi gjyqësor ndaj një gazetari të “Washington Post”, që mbahet i ndaluar prej 10 muajsh për një seri akuzash, mes të cilave edhe spiunazh.

Jason Rezaian, një shtetas irano-amerikan, është akuzuar se u ka kaluar informacione “qeverive armike”.

Drejtori i “Washington Post” e ka cilësuar procesin si “të turpshëm” dhe ka kritikuar vendimin për ta mbajtur atë me dyer të mbyllura.

Rezaian mund të përballet me 20 vjet burg nëse dënohet. Autoritetet në Teheran nuk e kanë komentuar çështjen, por “WP” është detyruar të flasë.

“Aktet e turpshme e të padrejtëa ndaj Rezaian vazhdojnë pa mbarim. Sapo mësuam se gjyqi ndaj tij do të jetë me dyer të mbyllura dhe kështu nuk do të marrë vëmendjen që meriton. Nuk ka drejtësi në këtë sistem, as edhe një gram, dhe sërish fati i një njeriu të pafajshëm varet prej tij”, deklaroi drejtori ekzekutiv, Martin Baron.

Gazeta amerikane vë në dukje se Rezaian u arrestua pa akuza dhe u dërgua në burgun më mizor të Iranit, Evin, ku u vendos në izolim për shumë muaj dhe ku iu mohua kujdesi mjekësor.

Media prestigjoze me bazë në Uashington insiston se atij iu dha vetëm një orë e gjysmë kohë për t’u takuar me një avokat të caktuar nga gjykata dhe se asnjë provë nuk është paraqitur nga prokurorët për akuzat “absurde” të ngritura ndaj tij.