Nis festivali teatral për fëmijë NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Me organizim të teatrit amator “Emin Duraku” dhe me mbështetje të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës, sot mbahet festivali tradicional teatral për fëmijë “Nura, Bejtullahu, Domi”. Në festivalin e sivjetshëm marrin pjesë shkollat fillore “Fehmi Agani”, “Zekeria Rexha”, “Emin Duraku” nga Gjakova, pastaj kolegji “Mehmet Akif”, po nga Gjakova, si dhe Teatri i të Rinjve nga Prishtina. Festivali mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, me fillim në ora 10:00./Kosovapress
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022