Nis festa e birrës në Prishtinë, “Partia e Pijanecëve të Kosovës”: Mblodhëm më shumë “protestues” se VV-ja këtyneherë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis festa e birrës në Prishtinë, “Partia e Pijanecëve të Kosovës”: Mblodhëm më shumë “protestues” se VV-ja këtyneherë (VIDEO)

NULL NULL
19/08/2022

Pas dy viteve pauzë për shkak të pandemisë COVID-19, sot ka filluar festivali BeerFest 2022.

Organizatori i këtij festivali, Egzon Boshtrakaj për Klan Kosovën ka thënë se ka pasur sfida gjatë organizimin, por sipas tij tani është gjithçka në rregull dhe janë të relaksuar.

Bileta për në festival kushton 3 euro dhe paguhet tek hyrja, përcjell Klankosova.tv.

Organizatori bëri të ditur se ndër artistët që do të performojnë është edhe Melinda Ademi si dhe do të ketë edhe DJ.

Ndërkaq, aty ishin edhe “Partia e Pijanecëve të Kosovës” të cilët u shprehën se kanë mbledhur më shumë “protestues” se Vetëvendosja këtyneherë.

“Kjo është një protestë e organizuar nga “Partia e Pijanecëve të Kosovës”, ka qenë e paralajmëruar edhe në rrjetet sociale që kemi me protestu me datat 19, 20, 21 gusht për shumë arsye, njëra prej arsyeve kryesore është parandalimi i shtrentimit të birrës. Protestat tona janë duke mbledhur “protestues” më shumë se Vetëvendosja këtyneherë”, tha njëri nga përfaqësuesit e tyre.