20:37, 22 Janar 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si nikoqir e ka pritur në darkë me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Ata do të darkojnë në një restorant të Prishtinës, ndërsa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, njofton Klan Kosova.

Grenell nesër do të takohet me krerët e partive politike kosovare . Ai gjithashtu nga Kosova do të udhëtojë për në Serbi ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentn serb Aleksandar Vuçiq.

Ardhja e Grenellit vjen në Kosovë dhe Serbi vjen dy ditë pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore mes këtyre dy vendeve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë