NIN: Indoktrinimi fetar (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NIN: Indoktrinimi fetar (VIDEO)

NULL NULL
15/12/2015

Emisioni i radhës Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitit në Klan Kosova, i është kushtuar indoktrinimit, specifikisht indoktrinimit fetar.

Çfarë është indoktrinomi fetar e cilat janë pasojat që ai i sjellë një shoqërie të caktuar, janë disa nga çështjet që janë diskutuar gjatë emisionit me të ftuarit në studio.

Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Garentina Kraja, nga Zyra e Presidentes së Kosovës dhe Shkumbin Noka qytetar, ishin panelistët që dhanë opinionet e tyre rreth indoktrinimit fetar, e domosdoshmërisht rreth pjesëtarëve të grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik.

Sa është e rrezikuar Kosova nga këto grupe xhihadistësh, sa persona kanë shkuar në Siri në bazë të raporteve, kush janë rekrutuesit dhe sa po bën Kosova që t’i parandalojë shtetasit e saj t’i bashkohen luftës së ISIS-it, janë pyetjet të cilat kanë marrë përgjigje nga të ftuarit.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në linkun më poshtë: