NIN: 30 vjet pa Gjurmët (VIDEO) NULL NULL 07.12.2015 23:00 07.12.2015 23:00 Ata ishin bashkuar e kishin formuar një grup muzikor që la gjurmë në historinë artistike kosovare. Me nismën e Migjen Kelmendit, së bashku me Armando Gjinin, Tomor Kurshumliun, Petrit Rizën dhe Bekim Dylën një grup me emrin “Gjurmët” kishte filluar të performonte në vitin 1980. Rrjedha e jetës ata i ka ndarë në vitin 1986, për të mos u bashkuar më kurrë. Mirëpo, në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, pas plot 30 vjet ata rikthehen së bashku për të rrëfyer historinë e tyre që la “gjurmë”. Prej nga emri “Gjurmët”, ku inspiroheshin për tekstet e këngëve që edhe sot këndohen e përpunohen nga artistët e rinj e për të treguar për koncertin e madh të ribashkimit, katër pjesëtarët e grupit të rokut të viteve të 80-ta, e thanë në emisionin NIN. Grupi “Gjurmët” do të rikthehen për publikun shqiptar me 29 dhjetor, kur në Tiranë do të performojnë në një koncert madhështor së bashku me shumë këngëtarë të tjerë e po ashtu edhe me filarmoninë e Shqipërisë. Ndërsa, po të njëjtin koncert “Gjurmët” do ta mbajnë edhe në Prishtinë, me 17 shkurt në datën kur Kosova bën 8 vjet shtet i pavarur. Koncertin e grupit që la gjurmë në muzikën shqiptare, do ta transmetojë Klan Kosova. Pas 30 vjet të ndarë, ata u rikthyen duke i dhënë publikut edhe një këngë nga ta, ndoshta të fundit, premierën e së cilës e dhanë gjatë këtij emisioni. Gjurmët kanë përpunuar një këngë të vjetër qytetare shkodrane, në bashkëpunim me këngëtaren Violeta Zefi. Kënga shkodrane “Synin si qershija”, vjen nga “Gjurmët” në versionin rok. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 1 orë më parë