Nikoqiri i Evropianit e siguron kalimin në fazën tjetër NULL NULL 19.06.2024 20:01 19.06.2024 20:01 Festa e lojtarëve gjermanë pas kualifikimit tutje në Euro 2024. Foto: AP Gjermania ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Hungarisë me rezultat 2-0. Golin e parë për gjermanët e shënoi Musiala në minutën e 22-të të ndeshjes. Kurse, hungarezët barazuan shifrat në fund të pjesës së parë, por që goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, njofton Klankosova.tv. “Panzerat” vazhduan dominimin në fushë, ku në minutën e 67-të Gundogan shënoi golin e dytë e që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Me këtë fitore, Gjermania gjendet e para në tabelë me gjashtë pikë, e pasuar nga Zvicra me tri sosh, ndërsa dy pozitat e fundit i ndajnë Skocia e Hungaria me zero pikë. Pas kësaj fitoreje, Gjermania matematikisht e ka siguruar kalimin nga faza e grupeve në Euro 2024. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.