Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikoqiri i Evropianit e siguron kalimin në fazën tjetër

NULL NULL
19.06.2024 20:01
Festa e lojtarëve gjermanë pas kualifikimit tutje në Euro 2024. Foto: AP
Festa e lojtarëve gjermanë pas kualifikimit tutje në Euro 2024. Foto: AP

Gjermania ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Hungarisë me rezultat 2-0.

Golin e parë për gjermanët e shënoi Musiala në minutën e 22-të të ndeshjes.

Kurse, hungarezët barazuan shifrat në fund të pjesës së parë, por që goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, njofton Klankosova.tv.

“Panzerat” vazhduan dominimin në fushë, ku në minutën e 67-të Gundogan shënoi golin e dytë e që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Me këtë fitore, Gjermania gjendet e para në tabelë me gjashtë pikë, e pasuar nga Zvicra me tri sosh, ndërsa dy pozitat e fundit i ndajnë Skocia e Hungaria me zero pikë.

Pas kësaj fitoreje, Gjermania matematikisht e ka siguruar kalimin nga faza e grupeve në Euro 2024.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.