Nikolova: Jakimovski e pengoi klubin shqiptar të luaj në ligën e parë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikolova: Jakimovski e pengoi klubin shqiptar të luaj në ligën e parë

NULL NULL
09/08/2015

Aktivistja Meri Nikolova në profilin e saj në Facebook komenton për qasjen raciste ndaj Klubit të basketbollit Shkupi, klub i shqiptarëve i cili po pengohet edhe nga kryetari i komunës së Karposhit Stevce Jakimovski.

“Shqetësimet e klubit të basketbollit Shkupi nuk përfundojnë edhe pas incidentit në ndeshjen midis K.B. Karposh Sokoli me K.B. Shkupi në kategorinë e të rinjve. Përndryshe incidenti i nxitur nga ana e një lojtari të Sokoli që ka dashur të përleshet me trajnuesin e Shkupit ka pasur një përfundim jo të mirë kur pas ndeshjes, lojtarët e K.B. Shkupi janë lajmëruar në stacionin policor dhe janë prangosur për një bisedë informative së bashku me trajnuesin Enver Miftari.

Një incident të tillë të ngjashëm ka ndodhur edhe në ndeshjen në Kavadar, të provokuar nga grupi i tifozëve Lozari ku në fund policia është përleshur me lojtarët, dhe i habitshëm ka qenë edhe raporti i gjyqtarit ndaj lojtarit Ervin Cogo, të cilit iu është drejtuar me fjalët çka do bre shqiptar i shkretë?

Se saga ka vazhduar për K.B. Shkupi, argumentohet edhe pas paraqitjes së tyre zyrtare për Ligën e parë maqedonase ku në vet takimin e pjesëmarrësve të kësaj lige është shprehur edhe kryetari i Karposhit, Stevce Jakimovski, i cili ka thënë se nëse e pranojnë Shkupi-n në ligën e parë, ai do ta tërheq Karposh Sokoli dhe se në të ardhmen nuk do të garojnë me Shkupin me asnjë kategori më të vjetër”, shkroi Nikolov,transmeton Zhurnal.mk