Nikoliq vazhdon fushatën kundër Kosovës në UNESCO, fton në takim ambasadorët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikoliq vazhdon fushatën kundër Kosovës në UNESCO, fton në takim ambasadorët

NULL NULL
16/10/2015

Presidenti serb Tomislav Nikoliq do të trajtojë sot para shefave të misioneve diplomatike në Serbi, propozimin e Shqipërisë që Kosova të bëhet shtete anëtare e UNESCO-s, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Serbia ka filluar një fushatë të madhe me shtetet anëtare të UNESCO-s kundër pranimit të Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara.

Diplomacia dhe liderët serbë, po deklarojnë vazhdimisht se kjo është kundër ligjeve ndërkombëtare për shkak se Kosova sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, është territor i Serbisë nën administrimin e OKB-së dhe këtu veprojnë institucione të vetëqeverisjes së përkohshme.

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në mbledhjen e radhës me 21 tetor, të të ketë në rendin e ditës edhe shqyrtimin e propozimit dhe rekomandimet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.