Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikoliq: Themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe meriton vëmendjen e OKB-së

NULL NULL
27.02.2017 16:52

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë në Këshillin e Sigurimit, ku po diskutohet për Kosovën se Serbia vazhdon të mbështes takimet dhe porositë që i dërgohen Prishtinës.

Ai këtu ka shtuar se Themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe meriton vëmendje më të madhe nga sekretari i OKB-së, transmeton Klan Kosova.

“Të gjitha dispozitat e arrira përmes marrëveshje duhet të viheshin në funksion sa më parë”, ka thënë Nikoliq.

“Serbia mbetet e përkushtuar për sigurinë”.

“Sulmet e ndryshme ndaj kishës janë të papranueshme përfshirë asaj të kishës së Prishtinës”, ka theksuar presidenti serb.

“Prishtina bën fjalime të dyfishta sepse ata shihet se këto trashëgimi kulturore nuk po ruhen”.

Sipas tij kjo është bërë e qartë sot për shkak të përpjekjeve që Prishtina bën për tu anëtarësuar në UNESCO.

“Prishtina asnjëherë nuk është dëshmuar se dëshiron të ketë një gjyqësi për të gjithë ata që kanë kryer krime lufte”.

“Ka një mosgatishmëri që Prishtina të merret me raste si kjo”, shtoi me tej Nikoliq.

“Cekim edhe Gjykatën Speciale në anën tjetër ku Serbia mbetet e përkushtuar në gjetjen e njerëzve të pagjetur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.