Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikoliq: Shumë gjëra na dolën nga duart për Kosovën

NULL NULL
30.04.2015 14:50

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se shumë gjëra sa I përket Kosovës, i kanë dalur nga dora shtetit të tij.

Në një intervistë për gazetën” Novosti” te Beogradit, shefi i shtetit serb, ka deklaruar se shqiptarët e shohin Kosovën si shtete të pavarur me përkrahje të shteteve të fuqishme.

Ai tha se Prishtina çdo ditë po mundohet të zvogëloj ndikimin tonë në Kosovë, derisa po e injoron marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe.

Nikoliq, ka thënë se Gjermania, megjithatë po kerkon një marrveshje mes Kosovës dhe shtetit të tij, gjersa ka treguar se të huajt nuk janë shprehur kategorik kur ai i ka pyetur çka nëse Kosova një ditë deshiron të bashkohet me Shqiperinë.

Presidenti serb, i njohur si radikal,ka thënë se së shpejti do të paraqes edhe platformën e tij, që është quajtur kontraverse, për mënyrën sesi Nikoliq e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi që sipas tij pavarësinë e saj Beogradi zyrtar nuk do ta pranojë kurrë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.