Nikoliq: Po na kërkojnë ta njohim Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikoliq: Po na kërkojnë ta njohim Kosovën

NULL NULL
08/05/2015

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Interfax, presidenti serb ka thënë se kushti kryesor që i është vënë shtetit të tij për të hyrë në BE është pranimi i pavarësisë së Kosovës. Kjo, sipas tij, nuk do të ndodh kurrë. Madje, ka shtuar se dicka të tillë do të pranonin vetëm robërit

Presidenti serb Tomislav Nikoliq i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve Interfax, se kushti kryesor dhe më i rëndësishëm që i vihet Serbisë për anëtarësim në BE, është “ta njohë Kosovën”.

Por, ai tha se ky është një kusht “që vetëm robërit mund ta pranojnë”.

Nikoliq, sic transmeton Tanjug, ka thënë që Serbia “nuk do ta bëjë një gjë të tillë” pasi nuk ka asnjë komba a shtet në botë që do ta pranonë një kusht të tillë

“Mendoj se kushti më i rëndësishëm për hyrjen tonë në BE do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, por Serbia nuk do ta pranojë atë, dhe nuk e ka pranuar kurrë. Një gjë të tillë jemi duke e thënë qartë për të gjithë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve dhe vendeve evropiane”, ka thënë ai, përcjell Klan Kosova. “Por, nëse vendet e BE-së insistojnë në një vendim të tillë, atëherë kjo do të thotë se BE-ja nuk do të na sheh nëve në radhët e saj”.

Presidenti serb, që po qëndron në një vizitë dyditëshe në Moskë, ka shtuar që në një situatë të tillë, serbët do ta kenë ndërgjegjen e pastër, pasi, sipas tij, të gjithë e dinë se Beogradi ka bërë gjithcka i është kërkuar për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Por, asnjë shtet nuk do ta pranojnë një kërkesë të tillë. Vetëm robërit do ta pranonin”, ka deklaruar ai.

klankosova.tv