Niko Dendias sot në Prishtinë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin NULL NULL 08.06.2022 05:44 08.06.2022 05:44 epa07846152 Greek Foreign Minister Nikolaos Dendias during a joint press conference with German Foreign Minister Heiko Maas (not in the picture) in Berlin, Germany, 16 September 2019. Greek Foreign Minister Dendias and German Foreign Minister Maas met for bilateral talks. EPA/CLEMENS BILAN Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e vendit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Presidenca ka njoftuar se takimi Osmani – Dendias do të ndodhë në ora 15, ndërkaq, nga kryeministria nuk ka pasur një njoftim zyrtar për takimin e Kurtit me Dendias. Këtë takim e konfirmoi vetë shefi i qeverisë kosovare gjatë ligjëratës së tij në Universitetin e Kembrixhit në Britani të Madhe. Dendias gjithashtu pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR dhe ambasadorë nga vendet e QUINTI-t, përkatësisht Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe Italia). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë