Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Niki Lauda, një legjendë e automobilizmit

NULL NULL
21.05.2019 09:26

Niki Lauda është ndarë nga jeta e tij, duke lënë prapa vetes një histori me plot suksese në sferën e automobilizmit. Nga tani, bota e këtij sporti ka një kampion më pak në gjirin e saj.

70-vjeçari ka qenë tri herë kampioni i Formulës 1, Niki Lauda, ai e mori titullin për Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984.

Për shumë njerëz, ai do të mbahet mend për shërimin e tij të mrekullueshëm dhe kthimin në gara pasi u dëmtua keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.

Pas karrierës së tij si një shofer i garave, ai u bë një sipërmarrës ajror duke themeluar tre linja ajrore austriake: Lauda Air, Fly Niki, dhe Laudamotion, dhe, së fundmi, një kryetar jo-ekzekutiv për ekipin e Formula 1 Mercedes.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme, ndjeshmëria e tij e palodhshme për veprim, drejtësia e tij dhe guximi i tij mbeten një model dhe një pikë referimi për të gjithë ne”, kanë thënë familjarët e tij.

Ish-kampioni britanik F1, Jenson Button e ka quajtur atë një “legjendë”, ndërsa McLaren tha se Lauda do të “ruhet në historinë tonë”, shkruan ABC News, transmeton Klan Kosova.

Në një intervistë të vitit 2016 me CNN, Lauda paralajmëroi se futja e shumë masave të sigurisë do të dëmtonte Formula 1.

“Mendimi im është se nëse ne mendojmë për t’i bërë 110% çështjet e sigurisë, ne do të shkatërrojmë Formula 1”.

Vdekja e tij është përjetuar rëndë në mesin e botës së automobilizmit dhe po përcillet me një numër të madh reagimesh nga bota e sportit në përgjithësi.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.