Nikaj: Kosova rrezikon vetëpërjashtim nga iniciativat rajonale, çka s’i shkon në favor NULL NULL 08.06.2022 19:19 08.06.2022 19:19 Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se në takimet dyditore të samitit të “Ballkanit të Hapur” është bërë e qartë se ShBA-ja e mbështet këtë nismë rajonale. Ai thotë se Kosova, që e refuzon pjesëmarrjen në këtë nismë, duhet ta sigurojë prezantimin e barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ashtu siç ka bërë në Procesin e Berlinit. “Ajo që është bërë evidente me takimin e djeshëm dhe të sotëm të Ohrit është që iniciativa e “Ballkanit të Hapur” e ka një përkrahje të vazhdueshme, sepse ka qenë nga fillimi përkrahja e ShBA-së dhe e BE-së, duke e pasur parasysh që edhe Komisioneri për Zgjerim [Oliver Verhelyi] ka qenë prezent gati në të gjitha takimet e “Ballkanit të Hapur”. Ajo që është problematike me Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë, dhe jo vetëm me Ballkanin Perëndimor, por edhe me të gjitha iniciativat e bashkëpunimit rajonal, është raporti politik dhe jo ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi arritur që në iniciativa të tjera rajonale që ka qenë Procesi i Berlinit të sigurojmë barabartësi të prezantimit ose të pjesëmarrjes së Kosovës në këto takime dhe e njëjta duhet të tentohet edhe në iniciativat e reja, por edhe ato ekzistuese, rajonale. Ajo që është evidente dhe e padiskutueshme edhe nga ky takim dhe nga këto deklarime është që bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë”. Nikaj, në “Info Magazine” të Klan Kosovës, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e ka për detyrë që të gjejë mënyra që të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur” duke u përfaqësuar njëjtë si pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Ne duhet të gjejmë mënyra që të jemi pjesë e të gjitha iniciativave rajonale në përfaqësim të barabartë. Është obligim kushtetues dhe shtetëror i Qeverisë së Kosovës, që së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, të sigurojë përfaqësim të barabartë në të gjitha iniciativat rajonale. Ka probleme politike dhe jo ekonomike, sepse për pjesën ekonomike tanimë jemi duke bashkëpunuar me rajonin në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese”. Ish-ambasadori ka pohuar se Kosova rrezikon situatë të vetëpërjashtimit nga iniciativat rajonale çka thotë se nuk i shkon në favor. “Jo të gjitha vendet që kanë marrë pjesë sot në samit janë pjesë e “Ballkanit të Hapur” si Bosnja dhe Mali i Zi që ende nuk i janë bashkangjitur iniciativës. Megjithatë, ata kanë marrë pjesë në takim dhe kanë paraqitur problemet dhe brengat e tyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë