Nicolas Pepe pritet të transferohet në Turqi NULL NULL 07.09.2023 18:56 07.09.2023 18:56 Lojtari që dikur kushtoi 72 milionë euro, tani pritët t’i bashkohet skuadrës turke Trabzonspor si lojtar i lirë. Sulmuesi francez Nicolas Pepe i kushtoi Arsenalit 72 milionë euro në vitin 2019 i cili u ble nga skuadra e Lillet, shkruan “Goal”, transmeton KlanKosova.tv. Pepe me fanellën e Arsenalit ka shënuar 27 gola në 122 paraqitje zyrtare me klubin. 28-vjeçari kishte edhe oferta nga klubet e Arabisë Saudite, por ai zgjodhi t’i bashkohet futbollit turk.