Nicola Rizzoli gjykon ndeshjen Shqipëri-Serbi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nicola Rizzoli gjykon ndeshjen Shqipëri-Serbi

NULL NULL
05/10/2015

Një italian për Shqipëri-Serbi. Ndeshja e 8 tetorit në Elbasan Arena do të drejtohet nga një arbitër shumë i njohur nga shqiptarët por edhe në mbarë botën. Në përballjen e madhe do të mbajë drejtësi Nicola Rizzoli, i shoqëruar nga një trupë gjyqtarësh italianë, siç konfirmon faqja zyrtare e Uefa-s në internet. Rëndësia maksimale që po i jepet kësaj ndeshje në lidhje me sigurinë nga ana e qeverisë europiane të futbollit shkon paralelisht me kujdesin e Uefa-s për të evituar çdo episod arbitrimi që mund të ndikojë për keq në një ndeshje të rivalitetit të madh, ndaj dhe organizmi europian ka vendosur ti besojë drejtësinë në fushën e blertë një prej arbitrave më të mirë në botë për momentin.

Rizzoli është padyshim një ndër arbitrat më të vlerësuar në Itali ku së fundmi drejtoi edhe kryendeshjen e kësaj fundjave Milan-Napoli, ndërsa kurba e karrierës së tij vjen në rritje prej disa vitesh dhe arriti kulmin me drejtimin e ndeshjes më të rëndësishme në botë, finalen e Kupës së Botës Brazil, 2014 mes Gjermanisë dhe Argjentinës në Maracana. 43 vjeçari që në jetën e tij të përditshme ushtron edhe profesionin e arkitektit, ka nisur arbitrimin në Serinë A që në vitin 2002 ndërsa në vitin 2007 mori dhe stemën e Fifas. në 2013 Rizzoli drejtoi finalen e Champions League në Ëembley mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit./S.S.