Nico Williams, objektiv kryesor i Bayernit por problem del të jetë paga e spanjollit NULL NULL 12.06.2025 21:23 12.06.2025 21:23 Nico Williams Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, e ka listuar si objektiv kryesor anësorin e Athletico Bilbaos, Nico Williams. Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, klubi bavarez është takuar dy herë me përfaqësuesit e Nico Williamsit këtë muaj, teksa priten edhe takime të tjera për talentin spanjoll. Në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro, por tani kërkesat për pagën do të jenë pika më e vështirë në këto negociata, shkruan Romano, transmeton Klankosova.tv. Bilbao po përgatit gjithashtu një ofertë për rinovimin e kontratës, në rast se Ëilliams vendos sërish të qëndrojë në klub. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 6 orë më parë