Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nico Williams ia bën “papa” Barçës, rinovon me Bilbaon

NULL NULL
04.07.2025 11:20

Athletic Bilbao ka shokuar tifozët e Barcelonës duke njoftuar rinovimin e kontratës me yllin Nico Williams sot, të premten.

Klubi bask deklaroi se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me yllin spanjoll për 8 vjet, që zgjat deri në vitin 2035.

Kjo vjen pasi gjithçka dukej se tregonte në ditët e fundit se lojtari ishte në rrugën e tij për t’u bashkuar me Barcelonën.

Nico, i cili ka rrënjë ganeze, deklaroi për faqen e internetit të Bilbaos: “Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, për mua, gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh zemrën tënde. Unë jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi, kjo është shtëpia ime. Aupa Athletic”, tha anësori bardhekuq në videon që Klubi lansoi në rrjetet e tij sociale.

Javëve të fundit u raportua gjerë e gjatë për një kalim të mundshëm të Williamsit në Barcelonë. Megjithatë, këtyre thashethemeve iu erdhi fundi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.