Nick Cave paralajmëron memoar NULL NULL 18.09.2021 23:02 18.09.2021 23:02 Muzikanti Nick Cave ka njoftuar se do ta publikojë një memoar për periudhën pas vdekjes tragjike të birit të tij. Djali i Cave-it, Arturi, e kishte humbur jetën në moshën 15 vjeçare pesë vjet më parë, pasi kishte rënë nga një shkëmb. Libri i titulluar “Besim, shpresë dhe masakër” është krijuar nga intervistat dhënë mikut të tij, gazetarit Sean O’Hagan. “Kjo është intervista e parë që e kam dhënë pas sa vjetësh. Është mbi 40 orë e gjatë”, ka njoftuar Cave. O’Hagan thotë që libri përshkon “biseda intime e shpesh befasuese në të cilat Cave flet me sinqeritet për jetën dhe muzikën e tij, për transformimet dramatike të të dyjave të prekura nga tragjedia personale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 15 orë më parë