Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngrohtë javën që vjen

NULL NULL
03.05.2015 17:27

Në Kosovë gjatë javës që po vjen do të mbajë mot i ngrohët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës frontet e ngrohta të ajrit që e kanë burimin nga ana jugperendimore e kontinentit do të jenë prezente mbi vendin tonë deri ditën ë e mërkurë, ku më tej do të ketë vranësira të dendura.

Ndërkaq, të enjten, vranësirat për shkak të temperaturave të larta dhe shkallës së lartë të avullimeve , do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale dhe maksimale nga dita e hënë e deri të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 7C deri 10C celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe, do të lëvizin ndërmjet 28C deri 31C.

Nga dita e enjte e deri të dielën , temperatura minimale do të lëviz ndërmjet 4C deri 7C celsius, kurse ,maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18C deri 22C celsius.

Të dielen vende-vende ka mundesi për riga të izoluara të shiut. Në gjysmën e parë të javës do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s, kurse në pjesën e dytë të javës do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi 1-11m/s.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.