22:00, 22 Gusht 2019

Një përhapje vdekjeprurëse e salmonelës që ka sëmurë më shumë se 250 njerëz mund të mos i përgjigjet antibiotikëve të përshkruar zakonisht për të trajtuar infeksionin e lindur nga ushqimi, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në raportin e tyre javor thuhet se nga qershori 2018 deri në mars 2019, 255 persona në 32 shtete ishin të infektuar nga salmonela, me 60 të shtruar në spitale dhe dy vdekje nga infeksioni.

“Modeli i rezistencës ndaj antibiotikëve të kësaj përhapje është alarmante sepse antibiotikët kryesorë oralë të përdorur për trajtimin e pacientëve me këtë lloj të infeksionit Salmonella mund të mos funksionojnë” tha Dr. Ian Plumb, epidemiolog.

Infeksionet e salmonelës ishin të lidhura me viçin e marrë në Shtetet e Bashkuara dhe djathin e butë të marrë në Meksikë, duke sugjeruar që ky soj mund të ishte i pranishëm në bagëtitë e të dyja vendeve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë