Ngritet aktakuzë për gruan nga Kosova për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Ngritet aktakuzë për gruan nga Kosova për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

8 muaj më parë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër V.B. për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas Prokurorisë Speciale e pandehura V.B. me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL-Nusra” në Siri dhe Irak, më 26.09.2014 është larguar nga Kosova përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit në drejtim të Shkupit, me pasaportë të Kosovës, së bashku me dy fëmijët e sajë dhe bashkëshortin.

“Nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar drejt Stambollit dhe më tutje drejt Sirisë, ku pas bashkimit në grup terrorist, burri i saj E.H, është vrarë me datën 30.04.2015 në Siri, kurse e pandehura ka qëndruar atje deri në kohën kur është deportuar në Kosovë me datën 20.04.2019” thuhet në njoftim.

Prokoroia vlerëson se me këto veprime e pandehura V.B. ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së