Ngritet aktakuzë në rastin "Kukësi" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngritet aktakuzë në rastin “Kukësi”

NULL NULL
10/11/2015

Një Prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës dje ka ngritur aktakuzë në rastin “Kukësi”.

I pandehuri është akuzuar për Vrasje, Paraburgim të  paligjshëm, kushte jonjerëzore, Torturë, Shkelja e paprekshmërisë fizike apo Shëndetit, burgosjen e paligjshme dhe Shkelja e paprekshmërisë fizike apo Shëndetit, të gjitha këto si  krime lufte.

Sipas prokurorisë i pandehuri po ashtu është i akuzuar edhe për Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim apo përdorim të armëve.

Aktakuza është ngritur nga një prokurorë i PSRK-së pas një hetimi të gjatë dhe komplekse nga policia e EULEX-it, transmeton Klan Kosova.