12:59, 16 Korrik 2019

Si pasojë e një kontakti fizik që kishte ndodhur më 18 maj 2018 në Kuvendin ndërmjet nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Halitit.

Përpos tij, me aktakuzë është ngarkuar edhe Gani Dreshaj, deputeti nga AAK i cili pretendohet se në të njëjtën ditë ka kërcënuar deputetin Gashi.

Sipas aktakuzës së 31 majit të këtij viti, Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, ndërsa Dreshaj për veprën penale “kanosje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më shumë rreth përplasjes Haliti-Gashi:

Konkurs Pune

Lexo më shumë