Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngritet aktakuzë ndaj “Kobrës” dhe katër personave të tjerë për vrasjen e të riut nga Kukësi

NULL NULL
20.02.2024 14:08
Kobra
Dibran Hoxhaj "Kobra"

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Dibran Hoxhajt “Kobra” dhe katër personave të tjerë, lidhur me vrasjen e të riut nga Kukës që ndodhi më tepër se një vit më parë.

“Kobra” akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Dy të tjerë, R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’.

Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës transmeton Klankosova.tv

Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.