Ngritet aktakuzë kundër 37 personave për tragjedinë në Koçan NULL NULL 13.06.2025 19:46 13.06.2025 19:46 Pas afërsisht tre muaj nga tragjedia e Koçanit në klubin e natës “Puls”, në të cilën humbën jetën 62 persona, Prokuroria Publike e Shkupit përmbylli hetimin. Nga 50 të dyshuar paraprakisht, aktakuzë u ngrit kundër 37 personave. Kryeprokurori Lupqo Koqevski, theksoi se të akuzuarit ngarkohen për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa njëri do të ndiqet edhe për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh. “Të akuzuarit, veprën e kanë kryer duke qenë të vetëdijshëm, duke mos vepruar sipas dispozitave dhe rregullave teknike për mbrojtje, ndërsa një pjesë e tyre edhe me mjet të përgjithshëm dhe të rrezikshëm, me të cilin është shkaktuar zjarri”, tha Lupqo Koqevski, kryeprokuror. Për 11 të dyshuar është ndërprerë procedura, përfshirë edhe për dy ish ministra të Ekonomisë, ndërsa për 2 persona të tjerë ka ndaluar hetimi, për njërin për shkak gjendjes shëndetësore, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë. “Në lidhje me personat e dyshuar të tjerë për të cilët udhëhiqej hetim, procedura do të ndërpritet, megjithatë për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme. Që do të thotë se nëse në periudhën e ardhshme, sigurohen prova, mundet që procedura të vazhdojë edhe për ato, ashtu sikur edhe për eventualisht persona tjerë”, theksoi Lupqo Koqevski, kryeprokuror. Siç theksoi Koqevski, të akuzuar të parë janë 3 persona, përgjegjës, pronarë dhe drejtues të personave juridik të cilët kanë menaxhuar me klubin e natës “Pulse”. Objekti nëpërmjet procedurave të paligjshme, është ridestinuar për kabare edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet minimale teknike. Respektivisht, ka qenë në kundërshtim me Ligjet për ndërtim, nuk ka pasur plan për vlerësimin e rrezikut, mbrojtje dhe shpëtim. Gjithashtu është ndërtuar me materiale lehtësisht të djegshme, ndërsa nuk ka pasur sistem kundër zjarrit. Të akuzuar janë edhe dy ish ministra të Ekonomisë, pasi prej këtij resori kanë dalë licencat për funksionimin e klubit të natës “Pulse” edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet ligjore. Krahas tyre janë të akuzuar një sekretare shtetërore dhe pesë zyrtarë shtetërorë. Njëri prej zyrtarëve shtetëror, sipas Prokurorisë vazhdimisht i ka përgatitur licencat për “Pulse”, ndërsa i njëjti direkt ka kërkuar dhe pranuar dhurata për t’i siguruar licencat. Në vitin 2019, njëri prej zyrtarëve ka kërkuar dhe fituar 12 mijë denarë dhuratë të cilat i janë paguar në llogari bankare. Ndërsa në vitin 2024 për 226.000 denarë, njëri prej të akuzuarve i ka punuar dy licenca të falsifikuara, të cilat i ka vulosur me vulën zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa në të qëndron nënshkrimi me dorë i sekretarit shtetëror. Në mesin e të akuzuarve janë edhe tre ish kryetarët e Komunës së Koçanit, të cilët nuk kanë ndërmarrë veprime për të mos lejuar funksionimin e klubit të natës edhe pse objekti nuk është parashikuar në Planin Detal Urbanistik të Koçanit. Të akuzuar janë edhe katër drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët kanë shërbyer në vitet 2012 – 2025, por edhe një inspektor i cili ka punuar në këtë drejtori. Të akuzuarit, nuk kanë organizuar mbikëqyrje për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa asnjëri prej drejtorëve nuk ka emëruar inspektor për Koçan. Në listën e të akuzuarve janë edhe 3 inspektorë ndërtimorë të Komunës së Koçanit, të cilët fare nuk kanë kryer mbikëqyrje inspektuese, por edhe 4 inspektorë nga Inspektorati Shtetërorë, të cilët kanë qenë të angazhuar për rajonin e Koçanit, Sveti Nikollës, Dellçevës, Berovës dhe Vinicës. Ata fare nuk kanë vepruar dhe kryer inspektime. Nën akuzë, do të jenë edhe 5 persona tjerë lidhur me sigurimin e objektit. Respektivisht do të ndiqet penalisht drejtuesi i një agjencisë private për sigurim nga Shkupi dhe 4 personave të cilët kanë kryer sigurimin fizik, njëri prej të cilëve fare nuk ka pasur licencë për punë. Të akuzuarit, nuk kanë vepruar sipas Ligjit për Sigurim Privat, klubin e kanë siguruar pa vlerësim të sigurisë dhe kontroll të kushteve për siguri, hyrjeve dhe daljeve, rregullsisë dhe plotësimin e kapaciteteve. Nuk ka pasur plan për siguri dhe evakuim, nuk kanë ndaluar hyrje e personave të mitur, ndërsa kanë lëshuar të futen në objekt më shumë persona se sa kapaciteti, një pjesë e tyre edhe pa bileta. Prokuroria, konfirmoi se arsyeja e zjarrit janë mjetet piroteknike të cilat janë ndezur brenda objektit. Mjetet, siç tha Prokuroria janë furnizuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk ka pasur paralajmërim në polici për përdorimin e tyre. /Alsat.mk/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri 13 minuta më parë