Ngriten aktakuza ndaj shefit të dorëhequr të Volkswagen NULL NULL 15.04.2019 17:20 15.04.2019 17:20 Ish-shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Volkswagen është akuzuar në Gjermani për përfshirjen e tij në skandalin e kësaj kompanie lidhur me emetimin e naftës. Prokurori publik në Braunschweig ka ngritur akuzë ndaj Martin Winterkorn dhe katër menaxherëve të tjerë për mashtrim. Nga kompanie Volkswagen kanë thënë se nuk do të komentojnë lidhur me këtouza. Winterkorn tashmë po përballet me akuza penale në SHBA, por nuk ka të ngjarë të përballet me gjyqin, pasi Gjermania nuk i ekstradon qytetarët e saj. 71 vjeçari dha dorëheqje menjëherë pas publikimit të skandalit në shtator të 2015’ës. Winterkorn akuzohet për mashtrim “të veçantë serioz”, si dhe shkelje të ligjeve të konkurrencës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 8 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 10 minuta më parë