Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtarit komunal të Ranillugut NULL NULL 12.10.2018 11:56 12.10.2018 11:56 Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.P me dyshimin se ka kryer veprën ’Cenim i të drejtave në marrëdhëniet e punës’’. Në fillim të muajit shtator 2015 e gjerë tani, i pandehuri në cilësi të personit zyrtar në komunën e Ranillugut, nuk e ka zbatuar ligjin dhe kontratën kolektive për punësim, ndaj zyrtares së komunës, njofton Klan Kosova. “Të dëmtuarës K.R. – zyrtare në këtë komunë, ia ka cenuar të drejtën nga marrëdhënia e punës dhe i ka mohuar të drejtën e punësimit edhe përkundër faktit që e njëjta kishte përvojë pune, ndërkaq në listë të pagave kishte vendosur persona të tjerë pa kualifikime, me ç’rast të njëjtën e ka dëmtuar në shumë prej 10.000 euro”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Cenim i të drejtave nga marrëdhëniet e punës’’ nga neni 221 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjilan, që pas shqyrtimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet me dënim meritor sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 23 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë