Ngrënia e frutave mund të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2 NULL NULL 09.06.2021 19:18 09.06.2021 19:18 Një studim i ri ka gjetur ndikimin që mund të kenë ngrënia rregullisht e frutave në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2. Studimi i cili u shfaq në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, zbuloi se ngrënia e më shumë frutave shoqërohej me nivele të dobishme të tolerancës së glukozës dhe ndjeshmërisë së insulinës, të cilat janë të lidhura me diabetin e tipit 2. Në këtë hulumtim i cili u zhvillua me rreth shtatë mijë e 500 pjesëmarrës, del se konsumimi i frutave mund të reduktojë apo ul rrezikun e këtij lloj diabeti. “Ne zbuluam se njerëzit që konsumuan rreth dy porcione frutash në ditë kishin një rrezik 36 përqind më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2 gjatë 5 viteve të ardhshme, sesa ata që konsumuan më pak se gjysmë porcioni frutash në ditë’’, tha njëra prej autoreve të këtij studimi, Dr.Nicola Bondonoo. “Ne nuk pamë të njëjtat modele për lëngun e frutave. Këto zbulime tregojnë se një dietë dhe mënyrë jetese e shëndetshme, e cila përfshin konsumimin e frutave të plota, është një strategji e shkëlqyeshme për të ulur rrezikun e diabetit’’, shtoi më tutje ajo. Diabeti i tipit 2 shkakton vlera të larta të glukozës në gjak, shkruan MedicalNewsToday, përcjell Klankosova.tv. Sheqeri i lartë i gjakut për një periudhë të zgjatur kohe mund të shkaktojë probleme shëndetësore, duke përfshirë humbjen e shikimit, sëmundjen e zemrës dhe sëmundjen e veshkave. Sipas Institutit Kombëtar të Diabetit dhe Sëmundjeve Tretëse dhe Veshkave, individët mund të parandalojnë ose vonojnë diabetin duke arritur një peshë të moderuar, duke qenë më fizikisht aktivë dhe duke ngrënë një dietë më të ekuilibruar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day