Ngordh macja më e vjetër në botë NULL NULL 07.06.2015 21:57 07.06.2015 21:57 Macja më e vjetër në botë e quajtur Tiffany Dy, ngordhi në moshën 27 vjeç, dy muaj dhe nëntë ditë e vjetër. Në aspektin njerëzor i bie rreth 125 vjeç, thanë përfaqësues të rekordeve botërore Guinness të cilët e konfirmuan edhe ngordhjen e maces. Pronari i maces, Sharon Voorhees, tha për ABC News se macja ngordhi në mënyrë paqësore në gjumë, transmeton Klan Kosova. Voorhees e bleu macen për 10 dollarë në vitin 1988, dhe emrin ia vuri në nder të maces së parë që kishte ngordhur më herët. “Kam paguar vetëm 10 dollarë, dhe unë gjithmonë them se ishte investimi më i mirë kam bërë ndonjëherë,” tha Voorhees. Guinness është aktualisht në kërkim për pasardhësin e Tiffany Dy për titullin e “maces më të vjetër që jeton. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.