Ngjyrosja e flokëve në shtëpi: Mësoni disa mite dhe fakte

Ngjyrosja e flokëve në shtëpi: Mësoni disa mite dhe fakte

NULL NULL
6 days më parë

Clelia Cecilia Angelon, themeluesja dhe Surya Brasil, thotë se derisa ngjyrosja e flokëve mund të duket si çështje e ndërlikuar, ka disa mite që duhen demaskuar për ta bërë procesin më të lehtë dhe argëtues për njerëzit që duan ta bëjnë atë në shtëpi.

“Nuk është e detyrueshme të dini për përbërjen e përzierjes ndërsa e bëni vetë në shtëpi. ” thotë ajo, duke shtuar se në ditët e sotme, shumica e ngjyrave të reja të flokëve në treg janë gati për përdorim dhe nuk kërkojnë përzierje.

Sipas Angelon, një mit tjetër i përhapur në lidhje me ngjyrosjen e flokëve është se floktarët e dinë se çfarë është më mirë për flokët dhe kokën tuaj.

“Kur blejmë ngjyrën tonë të flokëve, megjithatë, mund të kontrollojmë vetë se çfarë përbërësish përmban, nëse ka kimikate apo toksina, ose nëse ngjyra e flokëve përmban përbërës natyralë dhe ekstrakte bimore,” thotë ajo, raporton Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Angelon shpjegon se floktari në sallon nuk është se ka ndonjë fleksibilitet shtesë për që arrinë pjesën e sipërme të kokës gjatë ngjyrosjes.

“Por nëse e shikoni, për aq kohë sa mund të krehni flokët, mund të aplikoni edhe ngjyrën. Ngjyrat e përdorura në sallone kryesisht përfshijnë amoniak ose nën-produktet e tij si etanolamina, diethanolamine dhe triethanolamine. Ndërsa, nëse zgjidhni ngjyrën tuaj vegane të flokëve, ato do të përmbajnë komponime organike të tilla si aminometil propanol për të bërë punën pa shkaktuar ndonjë dëm ose efekte anësore, “përfundon ajo.