Ngjyrat luftojnë stresin NULL NULL 30.05.2016 23:00 30.05.2016 23:00 Sot njerëzit jetojnë në një shoqëri të vështirë dhe plot tension. Në vend që të shpenzoni kohën kot, merruni me diçka produktive që do t’ju ndihmojë të largoni stresin. Një mënyrë për t’u relaksuar është të ngjyrosni vizatime të ndryshme. Në pamje të parë kjo duket qesharake, por në të vërtetë ka rezultate të efektshme në psikologjinë tuaj. Së pari, me anë të ngjyrosjes së vizatimeve, truri juaj do të qetësohet dhe niveli i stresit do t’ju ulet. Në rastet kur jeni paqejf, merrni një skicë dhe ngjyroseni, do të ndjeni vërtet të lehtësuar dhe të qetë. Sipas psikologut Ben Michaelis, Nju Jork, ngjyrosja përqendron trurin në vizatim dhe bën të harrojë momentalisht çdo gjë tjetër, është si një pushim i shkurtër, por që me efekte pozitive. Ngjyrosja është një metodë për të lehtësuar streset dhe shqetësimet që ju turbullojnë. Kjo metodë ka më shumë se 100 vjet që është zbuluar nga themeluesi i psikologjisë analitike, Carl Jung. Ai inkurajoi pacientët e tij të ngjyrosnin, në mënyrë që njerëzit të përqendrohen tek ajo dhe të qetësojnë mendjen e tyre. Psikologia, Gloria Martinez Ayala, gjithashtu beson se ngjyra kalon në fusha të ndryshme, në dy hemisferat cerebrale në trurin e njeriut. Ngjyrosja është një aktivitet shumë i dashur për fëmijët dhe ka shumë gjasa që të gëzoheni edhe ju si një fëmijë. Ndërsa sipas psikologut Antoni Martinez, kjo teknikë shërben për t’u relaksuar sepse është një mënyrë kreative dhe shumë e thjeshtë./dritare.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.