Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngjyrat e Las Vegasit

NULL NULL
15.06.2015 20:41
Fotografia urbane mund të duket e përkryer në nivel të rrugës – por çfarë të thuhet për të, nëse ajo zë një sipërfaqe të madhe të qytetit? Vincent Laforet, në kuadër të projektit “AIR”, me sukses ka arritur të tregojë madhështinë e fotografive të realizuara nga ajri.

Laforet ka realizuar natën një foto-galeri të qytetit të Las Vegasit dhe të rrethinës së tij, nga një lartësi mbi 3.000 metra – dhe rezultati është vërtetë i jashtëzakonshëm. Qyteti duket i mahnitshëm, përplot dritë, madje, magjike duket dhe rrethina e tij – që kufizohet me shkretëtirën e errët.

Sipas Laforet, fotografi të tilla nga helikopteri, respektivisht ajri, nuk do të mund të realizoheshin para disa vjetësh – por sot, këtë ia ka mundësuar teknologjia e avansuar. Ndërkaq, ai nuk e ka ndërmend të ndalet, por vazhdon të realizojë fotografi të tilla dhe në qytetet tjera.

Las-Vegasi2

Las-Vegasi8

Las-Vegasi-10

Las-Vegasi-14

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.